24.10.2026
1 min read

Arrestohen 9 persona për mashtrime me “Call Center”, mes tyre ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i Prishtinës së Re

Një operacion i Policisë së Kosovës kundër mashtrimeve të dyshuara përmes qendrave të thirrjeve (Call Center) ka përfunduar me arrestimin e nëntë personave në Prishtinë dhe Obiliq.

Sipas raportimeve, në mesin e të arrestuarve janë edhe Ariana Plakici, ish-banore e Big Brother VIP Albania, dhe Toni Salihu, ish-futbollist i KF Prishtina e Re.

Të dyshuarit dyshohet se vepronin si grup i organizuar, duke kontaktuar shtetas të huaj dhe duke u prezantuar si përfaqësues të kompanive të investimeve financiare, me qëllim përfitimin e kundërligjshëm.

Gjatë operacionit të zhvilluar më 23 tetor, policia bastisi katër lokacione dhe sekuestroi 39 kompjuterë, pajisje elektronike, telefona, një armë dhe mjete monetare.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit ndaj nëntë të dyshuarve për veprat penale “Mashtrimi” dhe “Mashtrimi kompjuterik”.

Të arrestuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Skandali i dyshuar për pagesa në këmbim të ndikimit trondit Shtëpinë e Bardhë

Next Story

“Nuk kërkojmë privilegje, por trajtim të drejtë – Duam të ardhme në Kosovë”, mjekët e rinj me kërkesa ndaj institucioneve

Latest from Blog

Go toTop