22.04.2026
1 min read

Ardiana Thaçi: Në shkollat fillore vajzat duhet të jenë pa shami

Screenshot

Dhuna me bazë gjinore, sulmet dhe kërcënimet ndaj gazetarëve, diskriminimi e racizmi, të drejtat e komunitetit LGBT+, si dhe çështjet që lidhen me arsimin dhe lirinë fetare, janë renditur si fusha ku Kosova vazhdon të shënojë ngecje, sipas raportit të Amnesty International për gjendjen e të drejtave të njeriut.

E ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, gazetarja Ardiana Thaçi tha se, duke u nisur nga fakti se Kosova është shtet laik sipas Kushtetutës, vajzat nuk duhet të mbajnë shami në shkollën fillore dhe në nivelin e shkollës së mesme të ulët.

Sipas saj, për nivelin e shkollës së mesme duhet të hapet një debat më i gjerë shoqëror dhe institucional, në mënyrë që kjo çështje të trajtohet në mënyrë të barabartë për të gjitha kategoritë.

“Përderisa Kosova me Kushtetutën e saj është shtet laik, mendoj që shkolla fillore dhe e mesme e ulët, vajzat duhet të jenë larg shamisë. Në shkollën e mesme ndoshta duhet të jetë një debat pak më i madh i cili duhet diskutuar, për këtë duhet të jemi të barabartë për të gjitha kategoritë”, tha Thaçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kriza në LDK në Prishtinë: Abdixhiku dhe Rama përplasen, Termokosi në qendër të konfliktit

Next Story

Lajmi i fundit: Masë ndëshkuese ndaj gruas së drejtorit të Shëndetësisë në Ferizaj, orientonte pacientët nga QKMF-ja në ordinancën private të bashkëshortit

Latest from Blog

Go toTop