09.06.2026
1 min read

Ambasada e SHBA-së përsërit thirrjen: Kosova t’i bashkohet projektit të gazit LNG për të forcuar sigurinë energjetike

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur kërkesën që Kosova t’i bashkohet projektit të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG), duke e konsideruar atë një hap të rëndësishëm drejt diversifikimit të burimeve energjetike dhe rritjes së sigurisë së furnizimit me energji.

Në një deklaratë për media, Ambasada e SHBA-së theksoi se Washingtoni mbështet përpjekjet e Kosovës për të zgjeruar burimet e energjisë, duke përfshirë përdorimin e teknologjisë amerikane për gazifikimin e qymyrit, shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme dhe integrimin në projektin rajonal të gazit LNG.

Sipas Ambasadës, Kosova vazhdon të përballet me mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme prodhuese për të përmbushur nevojat e tregut të brendshëm, prandaj diversifikimi i sektorit energjetik mbetet i domosdoshëm.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin iniciativat që synojnë diversifikimin e burimeve të energjisë në Kosovë. Kjo përfshin përdorimin e teknologjive amerikane për gazifikimin e linjitit vendas, zhvillimin e energjisë së rinovueshme dhe inkurajimin e Kosovës për t’iu bashkuar tubacionit të gazit natyror të lëngshëm (LNG). Është e qartë se Kosova aktualisht nuk prodhon energji të mjaftueshme për të mbuluar kërkesën e brendshme”, ka deklaruar një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Detaje të reja nga Europol për aksionin “White Star” – hetim ndaj 42 personave dhe rrjet kriminal me pasuri prej 80 milionë euro

Latest from Blog

Go toTop