28.09.2026
2 mins read

Zbulohet mozaik antik në Memaliaj, arkeologët dyshojnë për një vendbanim të madh romak

Zbulimi është bërë në rrënojat e një kompleksi të madh ndërtimor, që mendohet se i përket shekullit IV, gjatë periudhës së Perandorisë Romake. Arkeologët kanë evidentuar dysheme të dekoruara me motive gjeometrike dhe figura njerëzore, si dhe fragmente pikturash murale.

Qesarati njihet prej dekadash për gjurmët e tij arkeologjike. Që nga viti 1936, në këtë zonë janë zbuluar furra pjekjeje, gjurmë ambientesh banimi, qeramika, skulptura dhe mozaikë.

Një mozaik tjetër ishte zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore në vitet ’80, por më pas ishte mbuluar sërish. Për të nuk është ruajtur dokumentim fotografik dhe as vendndodhja e saktë.

Arkeologu Eduart Shehi e konsideron luginën e Vjosës një pasuri të rëndësishme arkeologjike, duke theksuar nevojën për një mënyrë të qëndrueshme administrimi dhe ruajtjeje që do të mundësonte edhe hapjen e zonës për vizitorët.

Ndërkohë, arkeologu italian Silvio Fiorrelli vlerëson se të dhënat e mbledhura deri më tani ngrenë mundësinë që në Qesarat të ndodhet një vendbanim romak me shtrirje të konsiderueshme.

Gërmimet aktualisht janë përqendruar vetëm në një sektor, ndërsa zbulimet e bëra ndër vite në pika të ndryshme sugjerojnë se zona arkeologjike mund të jetë shumë më e gjerë. Përmasat e saj të sakta pritet të përcaktohen nga kërkimet e mëtejshme.

Sipas Euronews Albania, arkeologët besojnë se nën tokën e Qesaratit mund të ruhen ende gjurmë të rëndësishme të historisë së zonës, të cilat kërkojnë gërmime të mëtejshme, dokumentim dhe masa për ruajtjen e tyre.

Gërmimet arkeologjike në fshatin Qesarat, në Bashkinë e Memaliajt, kanë nxjerrë në dritë një tjetër mozaik të periudhës së antikitetit, duke shtuar dëshmitë për rëndësinë arkeologjike të kësaj zone.

Zbulimi është bërë në rrënojat e një kompleksi të madh ndërtimor, që mendohet se i përket shekullit IV, gjatë periudhës së Perandorisë Romake. Arkeologët kanë evidentuar dysheme të dekoruara me motive gjeometrike dhe figura njerëzore, si dhe fragmente pikturash murale.

Qesarati njihet prej dekadash për gjurmët e tij arkeologjike. Që nga viti 1936, në këtë zonë janë zbuluar furra pjekjeje, gjurmë ambientesh banimi, qeramika, skulptura dhe mozaikë.

Një mozaik tjetër ishte zbuluar rastësisht gjatë punimeve bujqësore në vitet ’80, por më pas ishte mbuluar sërish. Për të nuk është ruajtur dokumentim fotografik dhe as vendndodhja e saktë.

Arkeologu Eduart Shehi e konsideron luginën e Vjosës një pasuri të rëndësishme arkeologjike, duke theksuar nevojën për një mënyrë të qëndrueshme administrimi dhe ruajtjeje që do të mundësonte edhe hapjen e zonës për vizitorët.

Ndërkohë, arkeologu italian Silvio Fiorrelli vlerëson se të dhënat e mbledhura deri më tani ngrenë mundësinë që në Qesarat të ndodhet një vendbanim romak me shtrirje të konsiderueshme.

Gërmimet aktualisht janë përqendruar vetëm në një sektor, ndërsa zbulimet e bëra ndër vite në pika të ndryshme sugjerojnë se zona arkeologjike mund të jetë shumë më e gjerë. Përmasat e saj të sakta pritet të përcaktohen nga kërkimet e mëtejshme.

Sipas Euronews Albania, arkeologët besojnë se nën tokën e Qesaratit mund të ruhen ende gjurmë të rëndësishme të historisë së zonës, të cilat kërkojnë gërmime të mëtejshme, dokumentim dhe masa për ruajtjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ukë Rugova për Deklaratën për Specialen: Patjetër duhet me votu, vetëm të shohim si po koordinohet teksti

Next Story

Kuvendi miraton Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Latest from Blog

Go toTop