20.04.2026
1 min read

Po i mbushin Vape(cigaret elektronike) me drogë  për t’u vjedhur qytetarëve mijëra funte, grabitje përmes telefonit

Screenshot

Hajnat po përdorin cigare elektronike të përziera me drogë për t’u vjedhur telefonat qytetarëve dhe për t’u hyrë në llogaritë bankare, sipas raportimeve të fundit nga Britania e Madhe.

Sipas rastit të përshkruar, autorët po u afrohen personave të dehur gjatë daljeve të natës dhe u ofrojnë vape të dyshuara si të përziera me substancën e rrezikshme “spice”, me qëllim që t’i lënë pa ndjenja dhe më pas t’u marrin telefonat.

Në një nga incidentet, të ndodhur në Clapham gjatë të Premtes së Madhe të këtij viti, një burrë ishte afruar nga dy të panjohur pas një nate jashtë. Ata i kishin ofruar një vape dhe në të njëjtën kohë i kishin kërkuar telefonin. Pak më vonë, rreth orës 03:00, ai u gjet pa ndjenja, ndërsa autorët kishin përdorur njohjen e fytyrës në telefon për të hyrë në aplikacionin bankar dhe për t’i transferuar 7 mijë funte.

Viktima u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan se vape ishte e përzier me “spice”, një kanabinoid sintetik me pasoja serioze për shëndetin. Simptomat pas përdorimit të kësaj substance mund të përfshijnë të përziera, të vjella, kriza dhe madje arrest kardiak.

Policia ka nisur hetimet për rastin, por deri më tani nuk është raportuar për arrestime. Ndërkohë, incidentet e spiking në Londër janë rritur me afro 10 për qind, ndërsa vetëm një në 20 raste përfundon me ngritje akuze.

Të dhënat tregojnë se Policia Metropolitane ka pranuar mbi 2,700 raportime për spiking gjatë periudhës dhjetor 2024 – nëntor 2025. Autoritetet kanë shprehur shqetësim në rritje për cigaret elektronike të manipuluara, të cilat po shpërndahen sidomos në ambiente sociale dhe pranë zonave të frekuentuara të jetës së natës.

Ekspertët dhe policia u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos pranojnë vape apo pije nga persona të panjohur dhe të raportojnë menjëherë çdo dyshim, pasi gjurmët e drogës në trup mund të zbulohen vetëm brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kjo është pasuria e deklaruar e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Latest from Blog

Go toTop