01.11.2026
1 min read

Ferdonije Qerkezi e zhgënjyer me Qeverinë për të pagjeturit: “Na kanë humbur shpresat krejt”

Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj, ka shprehur zhgënjimin ndaj Qeverisë së Kosovës për mungesën e rezultateve konkrete në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Në një prononcim për Kanal 10, Qerkezi ka kritikuar institucionet, duke thënë se ndër vite ka marrë premtime të shumta, por pa rezultate konkrete.

“Secili po folë fjalë të mira, por… kurrgjë hiç. Qeveria mosvet. Edhe neve na kanë hupë shpresat krejt. Më kanë dhënë premtime që do të punojnë për me i gjetë të pagjeturit”, është shprehur ajo.

Qerkezi ka theksuar zhgënjimin e saj për mungesën e përparimit në këtë çështje, ndërsa familjet e personave të zhdukur vazhdojnë të presin përgjigje për fatin e më të dashurve të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

KEDS paralajmëron ndërprerje të energjisë elektrike të hënën, këto janë zonat që do të mbesin pa rrymë

Latest from Blog

Go toTop