Drejtori i Spitalit të Mitrovicës raportohet se është arrestuar nën dyshimin për kërcënim ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas raportimit, ai dyshohet se e ka kërcënuar bashkëshorten duke iu referuar rastit tragjik të Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Rasti vjen në një kohë kur vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta dhe protesta qytetare në Kosovë, me kërkesa për mbrojtje më të mirë të viktimave të dhunës në familje dhe përgjegjësi institucionale