27.10.2026
1 min read

Policia parandalon tentimin e një 17-vjeçareje për vetëvrasje te nënkalimi në Ferizaj

Policët reagues të stacionit policor në Ferizaj kanë parandaluar një veprim të rrezikshëm të një personi të gjinisë femërore, e moshës 17 vjeçare, e cila dyshohet se po tentonte të hidhej nga nënkalimi në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj, për ti bërë keq vetes.

Rasti është raportuar sot, rreth orës 10:15, ndërsa zyrtarët policorë, pas mbërritjes në vendin e ngjarjes, kanë arritur ta parandalojnë veprimin dhe ta largojnë personin nga rreziku.

Më pas, personi është shoqëruar nga policia në Emergjencën e Ferizajt për të marrë ndihmë mjekësore.

Lidhur me rastin janë njoftuar Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e mëtejshme hetimore, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.

“Policia vlerëson rëndësinë e reagimit me kohë dhe bashkëpunimit për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Vrasja e Arlinda Zekajt: Policia gjen pushkë, 153 fishekë, 115 gëzhoja dhe sëpatë në shtëpinë e të dyshuarit

Latest from Blog

Go toTop