27.10.2026
1 min read

Bashkëshorti dhe vëllai dyshohet se rrahën një grua, të dy përfundojnë në mbajtje

Një grua në Viti dyshohet se është viktimë e dhunës në familje, pasi bashkëshorti dhe vëllai i saj kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 19:00.

Si pasojë e dhunës së ushtruar, viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa dy personat e dyshuar janë arrestuar nga Policia.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat dhe motivet e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Nga 245 në 534 milionë euro: Deficiti tregtar i Kosovës më shumë se dyfishohet nga viti 2020 në 2026

Next Story

Vrasja e Arlinda Zekajt: Policia gjen pushkë, 153 fishekë, 115 gëzhoja dhe sëpatë në shtëpinë e të dyshuarit

Latest from Blog

Go toTop