Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku një grua është vrarë, ndërsa i dyshuari për krimin është kunati i saj.
Pas ngjarjes ka reaguar avokatja Hoxha, e cila ka bërë të ditur se e kishte përfaqësuar viktimën në raste të mëparshme të dhunës në familje.
Sipas pretendimeve të avokates, viktima, të cilës ajo i është referuar si Arlinda, është vrarë me sëpatë nga kunati i saj.
Avokatja ka zbuluar edhe një rrëfim prekës, duke thënë se viktima i ishte përgjëruar të bënte gjithçka për djalin e saj, pasi nuk e imagjinonte jetën pa të.
“Por jo, Arlindën e vrau shteti”, ka shkruar ajo, duke akuzuar institucionet për dështim në mbrojtjen e viktimës.
Hoxha ka paralajmëruar se nesër do të publikojë dëshmi lidhur me rastin.
Akuzat ndaj institucioneve mbeten pretendime të avokates dhe ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet kompetente.