Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka ngritur shqetësime lidhur me kontratat njëburimore të lidhura nga institucionet publike në Kosovë, duke kërkuar hetimin e tyre.
Sipas të dhënave që ajo ka publikuar, nga marsi i vitit 2021 deri në mesin e tetorit 2026, organizatat buxhetore kanë lidhur gjithsej 2,913 kontrata njëburimore, në vlerë prej 359 milionë eurosh.
Prej tyre, 1,706 janë kontrata fillestare, me vlerë 304 milionë euro, ndërsa 1,207 janë aneks-kontrata, në vlerë prej 55 milionë eurosh.
Bajrami ka përmendur edhe rastin e furnizimit me pelet në komunat e Podujevës dhe Graçanicës. Sipas saj, Podujeva ka paguar 520 euro për ton përmes një kontrate të negociuar, ndërsa Graçanica ka blerë pelet nga e njëjta kompani për 380 euro për ton, përmes tenderit të hapur.
Deputetja e LDK-së ka theksuar se diferenca prej 140 eurosh për ton ngre dyshime për keqpërdorime të mundshme të parasë publike.
Ajo ka kërkuar hetimin e kontratave, duke pretenduar se kontratat e lidhura pa miratimin paraprak të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik përbëjnë keqpërdorim të taksave të qytetarëve.
“Këto kontrata duhet të hetohen. Përgjegjësi!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.