25.10.2026
1 min read

Aksident tragjik në rrugën Prishtinë–Ferizaj, humb jetën një motoçiklist në Llapnasellë

Një motoçiklist ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës, më 24 tetor 2026, si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në rrugën Prishtinë–Ferizaj, në fshatin Llapnasellë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:11, pranë objektit “Day to Day”, ku janë përfshirë një motoçikletë Yamaha dhe dy automjete, Volkswagen Passat dhe BMW.

Sipas informacioneve të publikuara nga Sinjali, motoçiklisti, i cili dyshohet të ketë qenë rreth 30 vjeç, ka pësuar lëndime fatale. Ekipi mjekësor që ka mbërritur në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij.

Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë policore dhe hetuesit e trafikut, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për autopsi.

Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ndjekje policore në Skenderaj: Vetura godet patrullën dhe e nxjerr nga rruga, lëndohen dy policë

Next Story

Hykmete Bajrami: 359 milionë euro kontrata njëburimore që nga viti 2021, kërkon hetime për keqpërdorime

Latest from Blog

Go toTop