26.09.2026
1 min read

Kurti pezullon drejtorin e IKAP-it pas ngritjes së aktakuzës për keqpërdorim të detyrës

Screenshot

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur pezullimin nga puna të Hysen Muzliukajt, drejtor i Përgjithshëm i Institutit të Kosovës për Administratë Publike (IKAP).

Sipas vendimit të publikuar në Gazetën Zyrtare, pezullimi vjen pas ngritjes së aktakuzës ndaj Muzliukajt për një vepër penale që dyshohet se është kryer gjatë ushtrimit të funksionit zyrtar.

Masa do të jetë në fuqi deri në përfundimin e procedurës penale. Gjatë kësaj periudhe, Muzliukaj do të marrë 50 për qind të pagës.

Ai ishte emëruar drejtor i Përgjithshëm i IKAP-it më 1 gusht 2025. Më 12 gusht 2026, me vendim të Qeverisë, ishte emëruar edhe kryesues i Komisionit të Pranimit për përzgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Qendrore të Prokurimit.

Aktakuza lidhet me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Në kohën për të cilën bëhet fjalë, Muzliukaj ishte drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Mitrovicës.

Ai ishte arrestuar në korrik të vitit 2023 nga Prokuroria Speciale, së bashku me ish-nënkryetarin e Mitrovicës, Faruk Mujkën. Më vonë, të dy ishin liruar për t’u mbrojtur në liri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

AUV-ja tërheq “Flips Ketchup” të Pestovës: në produkt u gjet alergjen qumështi i padeklaruar

Next Story

Kompania “Drena” në Skenderaj gjobitet me 3 mijë euro, shfrytëzonte deri në 10 mijë litra ujë pa leje

Latest from Blog

Go toTop