26.09.2026
1 min read

Tarifa prej 2 eurosh për hyrje në qendër të Prishtinës nxit debat, kundërshtohet propozimi nga PDK dhe LVV

Propozimi për vendosjen e një tarife prej 2 eurosh për automjetet që hyjnë në zonën qendrore të Prishtinës ka nxitur debat në Kuvendin Komunal, me përfaqësues të subjekteve politike që kanë ngritur kundërshtime dhe kërkesa për ndryshime.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit, Luftar Braha, e ka mbrojtur propozimin, duke deklaruar se masa të ngjashme aplikohen në qindra qytete të botës. Ai ka përmendur Ljubljanën dhe Tiranën si shembuj të praktikave për menaxhimin e trafikut në zonat qendrore.

Sipas Brahës, qëllimi është menaxhimi i hyrjes së automjeteve në qendër të kryeqytetit. Ai ka bërë të ditur se qytetarët do të mund ta shfrytëzojnë parkingun te Pallati i Rinisë pa iu nënshtruar tarifës prej 2 eurosh.

Propozimi ka hasur në kundërshtime nga përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje. Asamblistja Nexhmije Gjema ka paralajmëruar se përcaktimi i zonës së kufizuar mund ta ngushtojë hapësirën e qarkullimit dhe ta zhvendosë trafikun drejt rrugëve alternative, çka, sipas saj, mund të ndikojë edhe në ndotjen e ajrit.

Vërejtje janë ngritur edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, nga ku është kërkuar që të shqyrtohet mundësia e përjashtimit të banorëve të Prishtinës nga pagesa, në mënyrë që tarifa të mos zbatohet njësoj për të gjithë ata që hyjnë në zonën e përcaktuar.

Sipas propozimit, zona e ashtuquajtur e “lëvizjes së kufizuar” përfshin disa rrugë brenda unazës së brendshme të kryeqytetit, përfshirë “Fehmi Lladrovci”, “Xhevë Lladrovci”, “Afrim Zhitia”, “Agim Ramadani”, “Ilir Konushevci”, “Hekurudha”, “Sami Plakolli”, “Zagrebi”, “Tirana”, “Jusuf Gërvalla” dhe “5 Maji”.

Fjalën përfundimtare për propozimin pritet ta japë Kuvendi Komunal i Prishtinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Bllokohen 24 tonë mish me afat të skaduar, ngarkesa ishte destinuar për kompaninë “Apetit” në Kosovë

Next Story

Ekskluzive | Kamerat zbardhin plagosjen në parkingun e Ferizajt: 20-vjeçari rrëshqet, dyshohet se i shkrepi arma brenda çantës – në gjendje të rëndë

Latest from Blog

Go toTop