Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Lipjan–Shtime.Në pamjet nga vendi i ngjarjes shihen dy vetura të përfshira në aksident, ndërsa në vendngjarje ndodhen edhe njësitë e Policisë së Kosovës.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo rrethana të tjera lidhur me aksidentin. Për më shumë detaje priten informacionet zyrtare nga Policia.