22.09.2026
1 min read

MAShTI nis realizimin e 20 projekteve të çerdheve me investim prej afro 18 milionë euro

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë publike një seri njoftimesh paraprake për projekte që lidhen kryesisht me ndërtimin e çerdheve të reja në disa komuna të Kosovës, shkruan Kujdestari.info.

Përmes njoftimeve paraprake të publikuara, MASh ka paralajmëruar 19 aktivitete të prokurimit për ndërtimin e çerdheve të reja dhe adaptimin e objekteve në kopshte, me një vlerë të përgjithshme të parashikuar prej 17.95 milionë eurosh. Projektet përfshijnë disa komuna të vendit, ndërsa pjesa më e madhe e investimeve parashihet për ndërtimin e objekteve të reja.

Njoftimi paraprak nuk nënkupton se tenderi është hapur apo se është përzgjedhur operatori ekonomik. Ai shërben si paralajmërim i hershëm i autoritetit kontraktues për prokurimet që planifikon t’i zhvillojë. Pra, në këtë fazë MASh ka bërë të ditur objektin e prokurimit, vlerën e parashikuar dhe kohën kur planifikohet nisja e procedurës, ndërsa dokumentacioni i plotë dhe kushtet e tenderit publikohen kur hapet procedura e prokurimit.

Sipas njoftimeve paraprake të publikuara nga MASh, janë planifikuar këto aktivitete që lidhen me çerdhet:

  • Lagjja Ilirida, Mitrovicë – ndërtimi i çerdhes së re – 600,000 euro
  • Prishtinë – ndërtimi i çerdheve – 2,600,000 euro
  • Livoq i Ulët, Gjilan – ndërtimi i çerdhes – 800,000 euro
  • Gjilan (Dheu i Bardhë) – ndërtimi i çerdheve – 850,000 euro
  • Prizren – ndërtimi i çerdhes – 850,000 euro
  • Vushtrri – ndërtimi i çerdhes – 550,000 euro
  • Magure, Lipjan – ndërtimi i çerdhes – 800,000 euro
  • Polac, Skenderaj – ndërtimi i çerdhes – 550,000 euro
  • Pejë -ndërtimi i çerdhes – 850,000 euro
  • Neredime e Ulët, Ferizaj – ndërtimi i çerdhes – 550,000 euro
  • Nekovc, Gllogoc – ndërtimi i çerdhes – 550,000 euro
  • Ferizaj – ndërtimi i çerdhes –1,200,000 euro
  • Gllarevë, Klinë – ndërtimi i çerdhes – 850,000 euro
  • Romaj, Prizren – ndërtimi i çerdhes – 850,000 euro
  • Smerkovnicë, Vushtrri – ndërtimi i çerdhes – 850,000 euro
  • Hoqë e Qytetit, Prizren – ndërtimi i çerdhes – 1,100,000 euro
  • Livoq, Gjilan -ndërtimi i çerdhes – 550,000 euro
  • Kormallevë, Ferizaj– adaptimi i objektit në kopësht – 550,000 euro
  • Malishevë – ndërtimi i çerdhes- 950,000 euro
  • Komogllavë, Ferizaj- Adaptimi i objektit në kopsht – 550,000 euro.

Sipas njoftimeve, këto janë ende vetëm vlera të parashikuara. Procedurat e prokurimit pritet të hapen nw fund te muajit tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive | Akt heroik në Prizren: Vehap Morina ia merr armën të dyshuarit, plagoset gjatë ndërhyrjes

Next Story

Therje me kaçavidë në një kafiteri në Ferizaj, 32-vjeçari përfundon në Emergjencë – dy të dyshuarit në arrati

Latest from Blog

Go toTop