Rreth 100 kilogramë kokainë janë sekuestruar në aeroportin ndërkombëtar të Athinës gjatë një operacioni të përbashkët të Policisë Greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane.
Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa gjashtë persona janë ndaluar. Sipas informacioneve paraprake, të paktën katër prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë.
Lënda narkotike ishte fshehur brenda një ngarkese me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia.
Autoritetet po hetojnë për të zbardhur strukturën dhe veprimtarinë e grupit kriminal, pasi dyshohet se në këtë rrjet mund të jenë përfshirë edhe persona të tjerë që ende nuk janë kapur.
Hetimet po vazhdojnë gjithashtu për të përcaktuar destinacionin përfundimtar të kokainës dhe rolin e secilit prej personave të ndaluar.