28.06.2026
1 min read

Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një motoçiklist

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Tirana” në Gjakovë.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarja për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Vlera Krasniqi, e cila bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 02:20.

Sipas informacioneve paraprake të Policisë, motoçiklisti dyshohet se nuk e ka përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, duke humbur kontrollin mbi motoçikletën. Ai fillimisht është përplasur me trotuarin, ndërsa nga goditja është hedhur mbi një veturë që po lëvizte në korsinë e saj.

Për shkak të lëndimeve të marra, motoçiklisti ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Keqpërdorime masive me tenderë dhe paranë publike, këto janë të gjeturat e Auditorit në qeverisjen e Agim Aliut në Ferizaj

Next Story

Franca regjistron rreth 1.000 vdekje të lidhura me valën ekstreme të të nxehtit

Latest from Blog

Go toTop