25.06.2026
1 min read

Sulmohet ekipi i RTV Dukagjinit gjatë raportimit në Gjilan

Screenshot

Një ekip i Radiotelevizionit Dukagjini, i përbërë nga gazetarja Blerta Zuka dhe kameramani Enkelej Shaljani, është sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në Gjilan.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, më 25 qershor 2026, teksa ekipi ishte duke realizuar një kronikë për punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Dibran Istrefi, i cili ka njoftuar se sulmi dyshohet të jetë kryer nga një punonjës i kompanisë së angazhuar në realizimin e punimeve.

Istrefi e ka dënuar ashpër incidentin, duke e cilësuar atë si një akt të papranueshëm ndaj gazetarëve gjatë ushtrimit të profesionit.

“Një gjë e tillë është e papranueshme dhe në thelb e shëmtuar,” ka shkruar ai në një reagim të publikuar në rrjetet sociale.

Deri më tani, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) nuk ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me rastin. Po ashtu, nuk janë bërë të ditura detaje shtesë mbi rrethanat e incidentit apo nëse është iniciuar ndonjë procedurë nga organet kompetente.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, i riu nga Kosova arratiset nga spitali italian

Next Story

SHBA mban në listën e zezë 14 biznese nga Kosova – ja arsyet e sanksioneve

Latest from Blog

Go toTop