18.06.2026
1 min read

Auditori zbulon shkelje në MINT: 29 pozita mbahen me ushtrues detyre, disa deri në 36 muaj

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka identifikuar parregullsi në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) lidhur me mbajtjen e pozitave drejtuese me ushtrues detyre përtej afateve të lejuara ligjore.

Sipas raportit të auditimit, në kuadër të MINT-it ishin gjithsej 29 pozita të mbuluara me ushtrues detyre ose zëvendësues. Në tri raste, zyrtarët kishin ushtruar këto funksione për më shumë se dy vjet, ndërsa disa pozita ishin mbajtur nga ushtrues detyre për periudha që varionin nga 30 deri në 36 muaj.

Auditori vëren se vendimet për këto emërime, të marra gjatë vitit 2023, ishin bazuar në legjislacion të shfuqizuar dhe nuk ishin harmonizuar me dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Sipas gjetjeve, situata është shkaktuar nga moszhvillimi i procedurave të rekrutimit për plotësimin e vendeve të rregullta të punës, si dhe nga mungesa e veprimeve për rishikimin e vendimeve ekzistuese.

ZKA vlerëson se mbajtja e pozitave me ushtrues detyre përtej afateve ligjore krijon rrezik që këto poste të ushtrohen nga persona që mund të mos i plotësojnë kriteret e parapara për funksionet përkatëse.

Për këtë arsye, auditori i ka rekomanduar MINT-it që të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për plotësimin e pozitave të lira me staf të rregullt dhe të shmangë praktikën e mbajtjes së ushtruesve të detyrës për periudha më të gjata se sa lejon ligji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Dhoma e Tregtisë: Bankat po i shtrenjtojnë shërbimet pa arsye, qytetarët po paguajnë faturën

Next Story

NATO nis tërheqjen graduale të një pjese të forcave nga Kosova – KFOR kthehet në nivelet para vitit 2023

Latest from Blog

Go toTop