Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ulqin, ku një 17-vjeçar nga fshati Drenovc i Malishevës ka humbur jetën në rrethana tragjike.
Sipas informacioneve të para, i mituri me inicialet E.K. dyshohet se ka rënë nga një skelet ndërtimi gjatë kohës që po punonte, duke pësuar lëndime të rënda që rezultuan fatale.
Shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit ende nuk janë sqaruar. Autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin.