09.06.2026
1 min read

Goditje e madhe ndaj krimit të organizuar në Kosovë, në operacion përfshihen Belgjika, Franca dhe Holanda

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion të gjerë policor në disa lokacione të vendit, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Aksioni po realizohet nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Sipas autoriteteve, operacioni lidhet me hetime për trafikim ndërkombëtar të substancave narkotike dhe dyshime për përfshirje në aktivitete të organizuara kriminale. Hetimet përfshijnë vepra penale si organizimi dhe pjesëmarrja në grupe kriminale, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, si dhe pastrimi i parave.

Në këtë aksion po marrin pjesë edhe zyrtarë të Europol-it, si dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese nga Belgjika, Franca dhe Holanda, duke e bërë operacionin një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar kundër rrjeteve kriminale.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar se pas përfundimit të veprimeve në terren do të publikojnë një komunikatë të përbashkët me informacione më të detajuara rreth rezultateve dhe zhvillimeve të operacionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive – Këta janë të dyshuarit për skemat e mashtrimit me SMS në emër të institucioneve – mbi 150 raste nën hetim

Next Story

Prokuroria kërkon paraburgim për një anëtar të komisionit zgjedhor, dyshohet për fshehje të fletëvotimeve

Latest from Blog

Go toTop