Në mungesë të projekteve kapitale, ministrat në detyrë të qeverisë Kurti po merren me përurimin e projekteve minore.
Për të marrë vëmendjen në prag të zgjedhjeve 7 qershorit, ata po mundohen ta tregojnë veten me veprime qesharake. Një gjë të tillë sot e ka bërë edhe ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha. Ai së bashku me kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, sot në këtë komunë kanë përuruar një rrugë gjatësia e secilës është pak më shumë se një kilometër. Në profilin e tij në Facebook, Basha vete e ka pranuar se kjo rrugë ka kushtuar vetëm 350 mijë euro.
“Sot, së bashku me Kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, përuam asfaltimin e rrugës Hysiqi, një investim në vlerë prej 350 mijë euro, me gjatësi 1.3 kilometra dhe gjerësi 4 metra. Ky projekt është pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit në vlerë prej 1 milion euro, përmes të cilit po financohen projekte të rëndësishme infrastrukturore të iniciuara nga Komuna e Shtimes dhe të mbështetura nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, ka shkruar
Para dy dite, një veprim të ngjashëm e ka bërë edhe ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, i cili se bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin, krenoheshin për përurimin e një “vade” për ujitje në fshatin Lupç.
Pas publikimi të kësaj video kishin shpërthyer talljet nëpër rrjete sociale.
Reagimet dhe talljet e shumta e kishin shtyrë ministrin Muja ta tërheq nga profili i tij videon në fjalë.