Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, por sipas informatave fillestare, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetë.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.