01.06.2026
1 min read

Pacientët po përballen me mungesë terapie në QKUK – Pacientët në Onkologji detyrohen ta blejnë vetë terapinë

Pacientët që trajtohen në Klinikën e Onkologjisë në QKUK po përballen me mungesë të terapive, duke u detyruar në disa raste t’i blejnë vetë barnat e nevojshme për trajtim.

Një qytetar, i cili ka kontaktuar redaksinë e Insjaderit, në kushte anonimiteti, ka thënë se prej më shumë se një muaji në këtë klinikë mungon terapia për pacientët onkologjikë.

Sipas tij, edhe ai personalisht është detyruar ta blejë vetë terapinë e nevojshme për trajtimin e tij.

Deri më tani, ShSKUK nuk ka dalë me ndonjë sqarim publik lidhur me pretendimet për mungesën e terapive në Klinikën e Onkologjisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kontratë 170 mijë euro pa sasi fikse, dyshime mbi çmimet për njësi në tenderin e ndriçimit të Shtimes

Next Story

Kjo është kompania në Ferizaj, së cilës iu vodhën 330 mijë euro mbrëmë

Latest from Blog

Go toTop