Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të personit të plagosur në rastin e rëndë që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë të Jugut, ku një person humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga thika, ndërsa një tjetër mbeti i lënduar.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se i plagosuri është trajtuar në QKUK dhe më pas është liruar për në shtëpi, pasi gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar.
Sipas raportimeve të portalit Sinjali, viktima është Erduan Ibrahimi, ndërsa i plagosur ka mbetur Shaban Ibrahimi, i cili fillimisht është trajtuar në QKUK në Prishtinë.
I dyshuari për rastin raportohet të jetë Arben Spasolli.
Shënim: Identiteti i personave të përmendur në tekst duhet të konfirmohet nga organet kompetente. Po ashtu, fajësia apo pafajësia e personave të dyshuar përcaktohet vetëm nga institucionet e drejtësisë.