28.05.2026
1 min read

Ekskluzive – Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Prishtinë – viktima u qëllua në kokë, gjoks dhe shpinë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e rëndë që tronditi Prishtinën mbrëmjen e së martës, ku mbeti i vrarë Agron Hajdari.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se personi i dyshuar për këtë rast është Arblind Pireva, i cili dyshohet se e ka qëlluar për vdekje viktimën në rrugën “Rifat Berisha”.

Sipas informacioneve të para, Hajdari ka marrë plagë të rënda nga arma e zjarrit në kokë, gjoks dhe shpinë, të cilat rezultuan fatale për jetën e tij.

Ngjarja është raportuar rreth orës 20:40, pasi Policia kishte pranuar informacion për të shtëna me armë zjarri dhe për një person të plagosur.

Njësitë policore dhe ekipi emergjent kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në kuadër të hetimeve, katër persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve. Bazuar në deklarimet e tyre, organet e hetimit kanë identifikuar si të dyshuar Arblind Pirevën.

I dyshuari aktualisht ndodhet në arrati, ndërsa Policia e Kosovës është vënë në kërkim të tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore, kryeprokurori dhe prokurorja kujdestare. Po ashtu, është angazhuar edhe njësia K9, pasi deri në këtë fazë të hetimeve nuk është gjetur asnjë gëzhojë dhe ende nuk dihet lloji i armës së përdorur në krim.

Pas ekzaminimeve nga ekipet forenzike, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ky dyshohet të jetë viktima në Prishtinë, dëshmitarët japin detaje

Next Story

Shpërndanin kokainë e heroinë pranë shkollave, arrestohen 13 persona – arrest shtëpie për 4 të tjerë

Latest from Blog

Go toTop