25.05.2026
1 min read

Mbi 405 mijë fëmijë përfitojnë nga shtesat me vlerë mbi 14.7 milion – Mbi 25.9 milionë euro për pensione

Mbi 405 mijë fëmijë kanë përfituar nga skema e shtesave në Kosovë gjatë muajit prill 2026, sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Sipas raportit, nga kjo skemë kanë përfituar gjithsej 405 mijë e 722 fëmijë, ndërsa shuma e mjeteve të shpërndara ka kaluar vlerën prej 14.7 milionë eurosh.

Të dhënat tregojnë se edhe pensionet bazike të moshës përbëjnë një nga kategoritë kryesore të mbështetjes sociale. Në muajin prill, nga kjo skemë kanë përfituar 164 mijë e 187 persona, me pagesa në vlerë mbi 25.9 milionë euro.

Ndërkaq, pensionet kontributpaguese kanë përfshirë 48 mijë e 76 përfitues.

ASK bën të ditur se skemat sociale në Kosovë vazhdojnë të mbështesin kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë fëmijët, të moshuarit, familjet në nevojë, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve.

Raporti përfshin edhe kategori të tjera që përfitojnë nga buxheti i shtetit në kuadër të politikave të mirëqenies sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Tre të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Viti–Kllokot

Next Story

Studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut protestojnë sot në Tiranë

Latest from Blog

Go toTop