24.05.2026
1 min read

Ish-këshilltari i Ministres së Arsimit, Valdrin Dervishaj, ka ngritur dyshime ndaj ish-ministres Arbërie Nagavci lidhur me blerjen e një shtëpie në një lagje të shtrenjtë të Prishtinës

Në një reagim publik, Dervishaj ka kërkuar që Byroja për Verifikim dhe Konfiskim të Pasurisë të hetojë jo vetëm përfaqësuesit e opozitës, por edhe zyrtarët e partisë në pushtet.

Sipas pretendimeve të tij, Nagavci ka blerë një shtëpi të re në fund të mandatit qeveritar, ndërsa prona është blerë me kredi dhe me një çmim dukshëm më të ulët se vlera e tregut.

Dervishaj pretendon se kredia e marrë nuk përputhet me të ardhurat mujore të ish-ministres në atë periudhë.

“Së pari, kredia është akorduar me këst që nuk përballohet nga paga që ka ish-ministrja: 1,700 euro pagë, 1,600 euro kredi në muaj”, ka shkruar ai.

Ai ka ngritur dyshime edhe për çmimin e pronës, duke thënë se shtëpitë në atë zonë kushtojnë mbi 250 mijë euro, ndërsa prona në fjalë, sipas tij, është blerë për rreth 150 mijë euro.

Dervishaj ka kërkuar hetim të rastit nga institucionet kompetente.

Screenshot
Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Do t’i publikoj fotot dhe videot” – Burri kërcënoi bashkëshorten me publikim të materialeve private

Next Story

AAK ndryshon emrin, nuk shkon më me emrin “Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës”

Latest from Blog

Go toTop