Një 55-vjeçar nga Shtimja ka përfunduar në burg pasi gjatë paraqitjes në Polici për një çështje trafiku rezultoi i kërkuar me urdhëresë aktive të Gjykatës,
Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se Adem Rexhaj ishte paraqitur në Stacionin Policor në Shtime mëngjesin e 22 majit lidhur me një kundërvajtje trafiku.
Por gjatë verifikimit në sistem, Policia ka konstatuar se ndaj tij ishte lëshuar urdhëresë nga Gjykata Themelore në Ferizaj.
Sipas vendimit të formës së prerë, ai ishte dënuar me katër muaj burg efektiv.
Pas ndalimit, Rexhaj është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali për vuajtjen e dënimit.