Një rast i dyshuar i ngacmimit është raportuar në Prishtinë, ku një punëtor 71-vjeçar (Osman Syla) i një marketi dyshohet se ka ngacmuar kolegen e tij 21-vjeçare brenda hapësirave të punës.
Sipas burimeve të afërta me hetimin, e reja ka deklaruar në Polici se prej disa ditësh ishte përballur me komente dhe sjellje shqetësuese nga i dyshuari.
Rasti është raportuar pasi, sipas ankueses, derisa ndodhej në pauzë në një nga zyrat e lokalit duke konsumuar ushqim, i dyshuari kishte hyrë aty, e kishte ngacmuar verbalisht dhe më pas ishte afruar duke e prekur në fytyrë.
E shqetësuar nga veprimet e tij, 21-vjeçarja ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën “Ngacmim”, ndërsa ai është ndaluar për 48 orë.