14.05.2026
1 min read

Kurti viziton punimet për restaurimin e Kishës Katolike në Ferizaj

Kryeministri Albin Kurti ka vizituar Kishën Katolike në Ferizaj, ku po zhvillohen punimet për restaurimin e saj, të cilat pritet të përfundojnë në fund të këtij muaji.

Gjatë vizitës, Kurti pa nga afër punimet e realizuara në fazën e dytë të restaurimit, duke theksuar se investimi nuk përfshin vetëm objektin e Kishës, por edhe kompleksin përreth saj, oborrin dhe kuvendin e motrave të nderit.

“Kisha Katolike nuk ka qenë vetëm objekt lutjeje dhe besimi, por njëkohësisht edhe vend solidariteti dhe ndihme”, tha Kurti.

Vlera e përgjithshme e investimit arrin në 1.78 milionë euro. Kisha Katolike e Ferizajt këtë muaj shënon 100-vjetorin e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Identifikohet dhe shoqërohet në polici e dyshuara për kanosje ndaj një zyrtari komunal në Ferizaj

Next Story

SHBA-ja i hap rrugë armatimit të ri për Kosovën, vlera arrin 14 milionë dollarë

Latest from Blog

Go toTop