13.05.2026
1 min read

Përleshje e rëndë në qendër të Skenderajt, një person lëndohet – sekuestrohet një armë me gas

Një incident i rëndë është raportuar paraditen e së hënës në qendër të Skenderajt, ku një person ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje që dyshohet se ka përfshirë edhe përdorimin e armës.

Ngjarja ka ndodhur më 12 maj 2026, rreth orës 11:10, në afërsi të Sallës së Kulturës “Hasan Prishtina”. Policia ishte njoftuar për një përleshje mes dy personave, ku njëri prej tyre dyshohej se kishte armë.

Sipas burimeve, të përfshirë në rast dyshohet se janë Shaqir Mecinaj, rreth 75 vjeç, dhe Bellan Mecinaj, rreth 73 vjeç. Konflikti mes tyre dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, ndërsa në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë, që dyshohet se është shkrepur nga një armë e shkurtër me gas.

Me të arritur në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur një person të lënduar, ndërsa i dyshuari tjetër ishte larguar nga aty. Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta shoqërojë në stacion Shaqir Mecinajn.

Ai dyshohet se gjatë konfliktit e ka goditur Bellan Mecinajn me armë në pjesën e kokës dhe më pas edhe me grushte.

Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një armë me gas e tipit “RECK MIAMI 92F”, kalibër 9 mm, së bashku me një karikator dhe gjashtë fishekë me gas.

I lënduari fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Skenderaj dhe Mitrovicë, por për shkak të lëndimeve është dërguar për trajtim të mëtejshëm në QKUK në Prishtinë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Dy mjekë në Spitalin e Vushtrrisë arrestohen nën dyshimin për marrje ryshfeti

Next Story

BE ndalon importet e mishit brazilian nga shtatori për shkak të përdorimit të antimikrobikëve

Latest from Blog

Go toTop