11.05.2026
1 min read

Ferizaj: Hajnat i hyjnë me forcë në banesë, vjedhin stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro

Një rast i rëndë i vjedhjes është raportuar në Ferizaj, ku persona ende të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në një banesë dhe kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.

Sipas burimeve të afërta me hetimin, pronari i banesës, Xh.A., rreth 46-vjeçar, kishte shkuar në banesën e tij më 9 maj, rreth orës 23:00, por kishte vërejtur se dera nuk hapej as me çelës.

Ai më pas kishte kërkuar ndihmën e mirëmbajtësit të objektit, por dera sërish nuk ishte hapur, duke bërë që fillimisht të dyshohej për ndonjë defekt teknik.

Të nesërmen, rreth orës 10:00, pasi dera ishte hapur me forcë, pronari kishte parë se banesa ishte demoluar.

Sipas të njëjtave burime, të dyshuarit kishin hyrë në banesë përmes dritares së dhomës së gjumit, të cilën dyshohet se e kishin hapur me forcë. Nga banesa janë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6 mijë euro.

Përveç stolive të vjedhura, ankuesi ka deklaruar se dëmet materiale në banesë arrijnë vlerën rreth 700 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë dhe njësiti i forenzikës, të cilët kanë kryer ekzaminimin dhe dokumentimin e rastit.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Konsumoi lëndë helmuese, dyshohet se kishte shenja dhune në trup – “Duam të vërtetën për Xhuanën”

Next Story

“Vjosa Osmani sulmon Kurtin”: Ka politikanë që thonë se Bondsteel-it duhet t’i kërkohet qira

Latest from Blog

Go toTop