10.05.2026
1 min read

Arrestohet 22-vjeçari në Prizren, iu gjetën pistoletë dhe brisk gjatë kontrollit policor

Një kontroll rutinë i Policisë në orët e para të mëngjesit në Prizren ka rezultuar me arrestimin e një 22-vjeçari, pasi tek ai janë gjetur një armë zjarri dhe një brisk.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:30, në rrugën “Hamit Thaqi”, ku një patrullë policore kishte ndaluar për kontroll një automjet në të cilin ndodheshin katër persona.

Sipas informatave, gjatë kontrollit te Valerjan Berisha, 22 vjeç, Policia ka gjetur të fshehur në brez një pistoletë M-57 të kalibrit 7.62 mm, një karikator, tetë fishekë, si dhe një brisk me teh rreth 9 centimetra.

Pas sekuestrimit të armës dhe mjeteve të tjera, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren, ku është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësia e krimteknikës dhe hetuesit policorë.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, 22-vjeçari është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kaos në Emergjencën e QKUK-së: 32-vjeçari sulmon policët, njërit ia kafshon dorën

Next Story

Muja: Sektori i qumështit po përballet me presione nga jashtë, dyshohet zëvendësimi i yndyrave shtazore me ato bimore

Latest from Blog

Go toTop