12.04.2026
1 min read

Ekskluzive: Reperi Buta ndalohet për 48 orë, detaje krejt çka ndodhi në incidentin me armë në Ferizaj!

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Ferizaj, ku një përleshje fizike mes dy personave ka eskaluar në përdorim të armës së zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20 në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku policia është njoftuar për një rrahje në progres.

Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur një armë zjarri dhe dy gëzhoja, duke konfirmuar se gjatë përleshjes kishte pasur të shtëna.

Siç mëson Sinjali, në këtë rast janë përfshirë Ekrem Haliti dhe Betim Jonuzi, i njohur ndryshe si “Buta”.

Sipas dëshmive dhe deklarimeve të mbledhura, gjatë përleshjes Jonuzi kishte nxjerrë armën dhe kishte shtënë disa herë, por jo drejtpërdrejt në drejtim të palës tjetër.

Gjatë incidentit, arma i kishte rënë në tokë, ndërsa ndërhyrja e një personi të tretë ka ndaluar përleshjen. Pas kësaj, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturë.

Në vendngjarje janë sekuestruar:

• pistoletë e tipit VD-9 (9mm)

• 13 fishekë

• 2 gëzhoja

Pas sigurimit të informatave për vendndodhjen e tij, policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arritur ta arrestojë Jonuzin.

I njëjti, për shkak të lëndimeve, është dërguar fillimisht për tretman mjekësor, e më pas është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si:

“Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,

“Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe

“Lëndim i rëndë trupor”.

Të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti është në hetim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Bastisje për rast grabitjeje në Prizren, sekuestrohet municion dhe pjesë të armëve

Next Story

La çelësin te vazoja, hajnat hyjnë pa zhurmë – mbi 45 mijë euro të vjedhura në Ferizaj

Latest from Blog

Humb jetën tragjikisht një nxënës në Ferizaj

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj. Sipas dyshimeve fillestare, një nxënës ka humbur jetën në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, pas një ngjarjeje që ka ndodhur gjatë orës
Go toTop