08.04.2026
1 min read

Kapet me doza droge në parking në Ferizaj, ky është i riu që përfundoi në pranga

Një i ri është kapur nga njësitë antidrogë në Ferizaj me doza të gatshme narkotikësh, që dyshohet se ishin për shpërndarje, raporton Guxo.info.

Burime të sigurta bëjnë me dije se bëhet fjalë për Erijon Curroja, rreth 20-vjeçar, i cili është ndaluar më 7 prill 2026, rreth orës 19:35, në rrugën “Brigada 161”, në parkingun e “Village”.

Gjatë kontrollit trupor, policia i ka gjetur në xhepin e palltos 10 doza të vogla të mbështjella me foli alumini, që dyshohet të jenë substancë narkotike e llojit marihuanë, të përgatitura për përdorim apo shitje.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

  • 10 paketime me substancë të dyshuar narkotike
  • Një telefon iPhone 11
  • 50 euro para të gatshme

I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në zyrat e DHTN-së në Ferizaj, ku është intervistuar në prani të mbrojtësit ligjor.

Me vendim të Prokurorit të Krimeve të Rënda, ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Lajmi i fundit: Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, njofton se kanë filluar punimet për rregullimin e rrugës Carralevë–Shtime!

Next Story

Ish-militanti i VV-së, e thumbon Mefail Bajqinovcin

Latest from Blog

Go toTop