26.03.2026
1 min read

Këta janë personat e arrestuar në Ferizaj për vjedhjen e votave

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave me inicialet Y.S.(Ymri Syla), B.V., Sh.B.(Shqipe Baftiu) dhe R.R.(Rezak Ramadani), nën dyshimin për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, lidhur me procesin zgjedhor të dhjetorit 2025.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të pandehurit dyshohet se më 30 dhjetor 2025, në Qendrën Komunale të Numërimit në Shtime, gjatë numërimit të votave, kanë vepruar në bashkëkryerje dhe me dashje për të shtrembëruar rezultatet e votimit.

Në aktakuzë thuhet se njëri nga të pandehurit, në cilësinë e dëftuesit të votave, i ka lexuar dhe komunikuar ato në mënyrë të pasaktë, ndërsa një tjetër ka regjistruar të dhëna të pasakta në sistemin elektronik të KQZ-së, pa lejuar verifikim të mjaftueshëm nga anëtarët e tjerë të ekipit. Dy të pandehurit e tjerë, sipas Prokurorisë, nuk kanë ndërmarrë veprime për të parandaluar ose korrigjuar parregullsitë gjatë procesit.

Prokuroria vlerëson se si pasojë e këtyre veprimeve janë regjistruar rezultate të pasakta për kandidatët, mospërputhje këto që janë konstatuar më vonë gjatë rinumërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Me këtë rast, të akuzuarit ngarkohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes i ka propozuar Gjykatës që, pas zhvillimit të shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një grua, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale „Vjedhje”.

Next Story

Hajnat hyjnë me forcë në xhaminë e Ferizajt dhe vjedhin arkën e bamirësisë

Latest from Blog

Go toTop