20.01.2026
1 min read

Paralajmërim i MSh: Kujdes nga “kurat” e rreme për autizëm, rasti i Arianit Sllamnikut

Arianit Sllamniku po jep receta mjekësore për “trajtimin e autizmit”, ai ka publikuar në llogarinë e tij se ka pasur kontakt me familje, të cilave i’u dha recetat. Ai shkruan se: “Pastrimi gjeneral i fëmijëve autik edhe sot po vazhdon pa asnjë shqetësim… Rastet: Kosovë, Itali, Belgjikë!”

Kjo është fotografi e ndarë në Facebook nga Arianit Sllamniku.

Lajmi.net ka publikuar një bisedë në formë videoje nga një person i cili ka pasur kontakte dhe ka marrë receta nga Sllamniku, personi që morri recetën thotë se kur ka provuar ti marrë medikamentet, ka rezoltuar se ato medikamente përdoren për kafshët, e jo për njerëzit. Personi shton se trajtimi që i’u është dhënë kishte një vlerë prej 1500 euro, për 3-4 muaj.

Reagimi nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka ndjekur me shqetësim raportimet në media dhe rrjete sociale lidhur me pretendimet se një individ dyshohet se ka ofruar ilaçe, duke i paraqitur ato si trajtim për autizëm.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që t’u besojnë vetëm metodave të verifikuara shkencërisht, të cilat ofrohen nga institucione dhe profesionistë të licencuar shëndetësorë.

Lidhur me këtë rast, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar institucionet kompetente dhe është në koordinim me Policinë e Kosovës për trajtimin e mëtejmë të çështjes, në përputhje me kompetencat ligjore.

Shëndeti i fëmijëve mbetet prioritet absolut dhe çdo keqpërdorim që e rrezikon atë do të trajtohet me seriozitet të lartë institucional.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 688 nga 2,557 vendvotime

Next Story

KESCO lajmëron se sistemi elektroenergjetik po operon në kushte të vështira dimërore, rritet konsumi

Latest from Blog

Go toTop