December 4, 2025
1 min read

Rrustem Mustafa kritikon qeverinë: “Transparenca mungon, institucionet po përdoren si lojë politike”

Ish-deputeti Rrustem Mustafa ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke akuzuar qeverinë për mungesë transparence dhe vendimmarrje të paqëndrueshme në raport me institucionet shtetërore. Ai përmendi rastin e Listës Serbe si shembull të luhatjeve politike me proceset zyrtare.

“Sot miratim buxheti, nesër moscertifikim, pasnesër rikthim i vendimit – një skenar i parë edhe gjashtë muaj më parë”, shkroi Mustafa, duke e cilësuar këtë si “hile politike mbi kurrizin e shtetit”.

Sipas tij, qytetarët nuk kërkojnë defunksionalizim të institucioneve, por funksionalizim të plotë për rend, ligj, rregull dhe mirëqenie. Mustafa kritikoi qeverinë për shpërndarje jo-transparente të mjeteve publike, të cilat sipas tij po përdoren si mjet joshjeje para-elektorale.

“Kjo nuk është ndihmë sociale, kjo është joshje elektorale me hije korrupsioni. Paraja publike nuk është karrem për vota, shteti nuk është pronë partie”, shkroi ai mes tjerash, duke theksuar se qytetarët sot kanë një kërkesë të vetme – një shtet serioz, të drejtë dhe transparent.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Putin: Rusia do të marrë Donbasin me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

Next Story

Xhevahire Izmaku: “Marrëveshja për bashkim nuk ndodhi – Nisma vazhdon e pavarur”

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop