December 3, 2025
2 mins read

Mbi 2,000 komente abuzive në rrjetet sociale ndaj trajnerëve dhe futbollistëve brenda një fundjave

LIVERPOOL, UNITED KINGDOM - SEPTEMBER 28: A Liverpool fan shows his feelings during the UEFA Champions League Group G match between Liverpool v Chelsea at Anfield on September 28, 2005 in Liverpool, England. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Kujdes: teksti përmbanë gjuhë të fortë.

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se më shumë se 2,000 komente skajshmërisht abuzive – përfshirë kërcënime me vdekje dhe dhunë seksuale – janë publikuar në rrjetet sociale ndaj trajnerëve dhe lojtarëve të Premier League dhe Women’s Super League, vetëm gjatë një fundjave.

Analiza është realizuar në bashkëpunim me kompaninë e të dhënave Signify, e cila ka monitoruar postimet gjatë 10 ndeshjeve të Premier League dhe 6 ndeshjeve të WSL të datave 8 dhe 9 nëntor. Përveç kërcënimeve, u identifikuan edhe sharje raciste, komente homofobike dhe thirrje për dhunë.

Sipas BBC-së, trajnerët kanë qenë më të synuar se lojtarët, ndërsa 82% e abuzimeve janë bërë në platformën X (ish-Twitter). Në Premier League, trajnerët Ruben Amorim, Arne Slot dhe Eddie Howe kanë qenë objektivat kryesorë. Ndërkohë, në WSL, Chelsea dhe trajnerja e saj Sonia Bompastor kanë qenë shënjestra e gjysmës së totalit të abuzimeve.

Nga llogaritë që kanë postuar këto mesazhe, 61% vijnë nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda, dhe të dhënat tregojnë se numri i abuzimeve është në rritje.

“Njerëzit ndihen të pandëshkueshëm online”

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, tha se kritika është e pritshme, por abuzimi nuk është i pranueshëm. Ai theksoi se nuk ka rrjete sociale, por është i vetëdijshëm për nivelin e sulmeve që qarkullojnë online.

Signify përdor sistemin e inteligjencës artificiale Threat Matrix, i cili gjatë atij fundjave analizoi mbi 500,000 postime në X, Instagram, Facebook dhe TikTok, duke identifikuar fillimisht 22,389 mesazhe potencialisht abuzive. Pas një verifikimi njerëzor, 2,015 prej tyre u klasifikuan si abuzim ekstrem, në kundërshtim me rregullat e platformave.

Disa postime u referuan edhe te klubet dhe policia – përfshirë mesazhe me emoji majmuni drejtuar lojtarëve me ngjyrë, kërcënime me përdhunim, si dhe kërcënime me vdekje ndaj trajnerëve.

Lojtaret e WSL përballen me homofobi dhe kërcënime

Nga 97 mesazhe abuzive të verifikuara për ndeshjet e WSL, më shumë se gjysma ishin drejtuar trajneres së Chelseat, Sonia Bompastor, përfshirë kërcënime të rënda dhe fyerje homofobike. Ajo tha se komentet janë “të frikshme” dhe se rrjetet sociale nuk po mbrojnë mjaftueshëm sportistët.

Klubet marrin masa: Arsenal me ulje 90% të abuzimeve nga tifozët e tyre

Për shkak të zhgënjimit me reagimin e platformave, disa klube kanë nisur të veprojnë vetë.

Arsenal ka bashkëpunuar me Signify për tre vite dhe ka arritur të ulë me 90% numrin e tifozëve që dërgojnë abuzime online, përmes arsimit, identifikimit dhe ndalimeve të hyrjes në stadium. Edhe Chelsea Women tashmë po punon me të njëjtën kompani.

Ndërkohë Tottenham po heton disa mbajtës të aboneve sezonale të dyshuar për postime abuzive.

Burimi: BBC Sport.

Lajmi është marrë dhe përpunuar nga BBC, i përgatitur nga Natalie Pirks, Melissa Sharman, Sarah Dawkins dhe Daniel Austin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Katër të arrestuar në Klinë pas një rrahjeje me lëndime të rënda

Next Story

Mbrojtja e Thaçit dhe Krasniqit përmbyll provat në gjykimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop