November 27, 2025
1 min read

Reforma në arsim: Kurrikula e re nis në 2026 me tekste më të thjeshta dhe më shumë mendim kritik

Nga shtatori i vitit 2026, arsimi parauniversitar në vend do të hyjë në një fazë të re transformimi, me ndryshime të thella në kurrikulën mësimore. Tekstet shkollore do të bëhen më të thjeshta, më të kuptueshme dhe më konkrete, duke hequr gradualisht dorë nga modeli tradicional i të mësuarit përmendësh.

Reforma rikthen metodën spirale të rimarrjes së njohurive nga klasa në klasë, por këtë herë me theks të veçantë tek zhvillimi i mendimit kritik, analiza dhe aftësia për të zgjidhur situata. Kurrikulat e reja synojnë të afrohen me standardet e testeve ndërkombëtare, ku nxënësit shqiptarë tradicionalisht rezultojnë dobët.

Gert Janaqi, drejtues i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, bëri të ditur se 194 pedagogë nga fusha të ndryshme janë angazhuar në hartimin e kësaj kurrikule të re. Sipas tij, në gjuhë shqipe, letërsi, histori dhe gjeografi do të fuqizohen temat e identitetit kombëtar, ndërsa në lëndët e shkencave natyrore dhe matematikës do të futen metoda bashkëkohore dhe elementë të teknologjisë së informacionit.

Reforma do të nisë zbatimin në klasat e para, të gjashta dhe të dhjeta dhe do të zgjerohet çdo vit deri në vitin 2029.

Megjithëse synon përmirësimin e programeve lëndore, ndryshimi nuk prek planin mësimor, çka do të thotë se në arsimin 9-vjeçar gjuha shqipe dhe letërsia do të vazhdojnë të jenë të integruara në një tekst të vetëm, ndërsa ndarja në dy lëndë me orë të veçanta do të vijojë vetëm në nivelin e gjimnazit. (Burimi: A2 Televizion)

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Numri i mjeteve në Shqipëri arrin rekord: Mbi 1 milion në qarkullim

Next Story

Horoskopi i Ditës – 28 Nëntor 2025

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop