November 27, 2025
1 min read

Qeveria ndan buxhet për pagat e RTK-së, Kurti: Zgjidhje e përkohshme nga kursimet

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur në mbledhjen e sotme të qeverisë se ekzekutivi do të ndajë mjete buxhetore për pagat e punonjësve të Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Kurti theksoi se fondet do të sigurohen nga kategoria e kursimeve, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të detyruar për shkak të mosmiratimit të buxhetit për RTK-në në Kuvend.

“Siç ka paralajmëruar edhe ministri Hekuran Murati, kemi shqyrtuar disa opsione për të dalë nga situata. Sot po i ndajmë mjetet e nevojshme nga kursimet. Kjo është një zgjidhje e përkohshme, një improvizim i domosdoshëm pas përpjekjeve tona të vazhdueshme në Kuvend për ta miratuar buxhetin për RTK-në”, u shpreh Kurti.

https://guxo.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Qeveria paralajmëron shpërblimepër suksesin e Kosovës drejt Botërorit 2026

Next Story

Hekuran Murati flet për koalicionet

Latest from Blog

Liria dhe fuqia e medias

Duke u nisur nga liria e të shprehurit – pra liria e fjalës – dhe më pas përpunimi i kësaj lirie në informacion, narrativa, analiza, opinione e të tjera, ky proces i
Go toTop