Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kritikuar qasjen politike të partisë së tij, duke deklaruar se gjatë vitit të kaluar LDK-ja e ka humbur pragmatizmin politik, për të cilin, sipas tij, ishte e njohur ndër vite.
Haziri ka pranuar se partia ka pësuar një goditje elektorale, duke e përshkruar rezultatin si një “shuplakë elektorale”.
Deklarata e tij vjen në kuadër të diskutimeve për gjendjen aktuale të LDK-së dhe nevojën për të reflektuar mbi qasjen dhe rezultatet politike të partisë.