09.11.2026
1 min read

Kurti përfaqëson Kosovën në Forumin e Paqes në Paris, pritet të marrë pjesë edhe në darkën shtetërore të Macronit

Screenshot

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, si dhe në darkën shtetërore të organizuar nga presidenti francez, Emmanuel Macron.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka udhëtuar drejt Francës të shtunën, më 7 nëntor, ndërsa gjatë vizitës pritet të zhvillojë takime dypalëshe me liderë ndërkombëtarë, zyrtarë të lartë dhe përfaqësues të shteteve e institucioneve të ndryshme.

Në agjendën e tij përfshihen gjithashtu takime me personalitete nga fusha e arsimit, akademisë, artit dhe kulturës.

Edicioni i nëntë i Forumit të Paqes në Paris do të zhvillohet më 10 dhe 11 nëntor, duke mbledhur përfaqësues ndërkombëtarë për të diskutuar çështje që lidhen me gjeopolitikën, teknologjitë e reja, zhvillimin dhe sfidat globale.

Ndërkohë, më 9 nëntor, Kurti është paraparë të zhvillojë edhe një bashkëbisedim me studentët në universitetin Sciences Po në Paris. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Çlirojeni UP-në nga Serbia” – Ag Apolloni kritikon ashpër drejtuesit e shtetit për publikimet shkencore që i atribuohen Serbisë

Next Story

Arrestohet vëllai i Viktor Orbánit nën dyshimet për trafikim njerëzor, reagon ish-kryeministri hungarez

Latest from Blog

Go toTop