Kosova vazhdon të përballet me sfida në sektorin e shëndetësisë, ku qindra mjekë mbeten të papunë, ndërsa një numër i konsiderueshëm i profesionistëve shëndetësorë kanë zgjedhur të punojnë jashtë vendit.
Sipas të dhënave të raportuara nga Reporteri, gjatë këtij viti në Kosovë janë licencuar mbi 1 mijë mjekë. Megjithatë, 534 prej tyre rezultojnë të papunë.
Në anën tjetër, 611 mjekë nga Kosova janë sistemuar në Gjermani, duke dëshmuar vazhdimin e largimit të profesionistëve shëndetësorë drejt tregut evropian të punës.
Këto shifra ngrenë shqetësime për mundësitë e punësimit të mjekëve të rinj në Kosovë dhe për kapacitetin e sistemit shëndetësor për t’i mbajtur profesionistët e kualifikuar brenda vendit.