04.11.2026
1 min read

Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës në Kosovë: Sekuestrohen mbi 37 kilogramë heroinë në vlerë 550 mijë euro, arrestohen pesë persona

Screenshot

Një operacion i gjerë policor, i zhvilluar më 3 nëntor në rajonet e Ferizajt dhe Prishtinës, ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për përfshirje në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të narkotikëve.

Gjatë aksionit janë sekuestruar 37 kilogramë e 332 gramë substancë e dyshuar heroinë, e ndarë në 62 paketime, me vlerë të përllogaritur në rreth 550 mijë euro.

Operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI). Gjatë hetimeve janë kontrolluar pesë lokacione, ndërsa dyshohet se droga ishte transportuar nga vendet aziatike drejt Kosovës.

Sipas raportimeve, të arrestuarit janë dy shtetas të Turqisë, një i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas të Kosovës.

Përveç narkotikëve, autoritetet kanë sekuestruar edhe para të gatshme, telefona celularë, një automjet dhe prova të tjera materiale.

Pesë të arrestuarit dyshohen për përfshirje në krim të organizuar dhe trafikim të narkotikëve. Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur lidhjet ndërkombëtare të grupit dhe destinacionin e mundshëm të drogës.

Të arrestuarit konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Më 28 nëntor pritet të përurohet shtatorja e Nënë Terezës në Prizren

Latest from Blog

Go toTop