Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, i mori jetën një të riu 22-vjeçar.
Sipas raportimit të Gazetës Sinjali, viktima është identifikuar si Çlirim Aliu, 22 vjeç.
Ngjarja tragjike ndodhi më 24 tetor, rreth orës 23:11, në fshatin Llapnasellë, përballë objektit “Day to Day”.
Në aksident u përfshinë tri mjete: një motoçikletë Yamaha dhe dy vetura, Volkswagen Passat dhe BMW.
Si pasojë e përplasjes, 22-vjeçari pësoi lëndime fatale, ndërsa ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e tij në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit dolën njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ende nuk janë sqaruar, ndërsa hetimet po vazhdojnë.