09.10.2026
1 min read

Ekskluzive: Vrasja e dyfishtë në Gjilan – Ky është vëllai i gruas që u vra nga bashkëshorti i saj

Egzon Bogujevci dyshohet se është njëri nga dy personat që mbetën të vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Bogujevci është vëllai i bashkëshortes së të dyshuarit, Valon Ramushi.

Në këtë ngjarje të rëndë, përveç dy personave që dyshohet se janë vrarë, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është vetëdorëzuar, ndërsa nga vendi i ngjarjes është sekuestruar një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Nuk ka rregull në shkolla” – Mungesa e ditarëve shkollorë vështirëson procesin mësimor në Kosovë, profesorët detyrohen të improvizojnë

Next Story

Krimineli Milan Radoiçiç shfaqet përkrah djalit të Aleksandar Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi

Latest from Blog

Go toTop