01.10.2026
1 min read

Policia fton për intervistim Adrian Hilën pas shpërndarjes së videove intime në rrjet, kompozitori: Jam i tronditur

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ftuar për intervistim kompozitorin Adrian Hila, lidhur me videot me përmbajtje intime që u shpërndanë një ditë më parë në rrjetet sociale.

Në kuadër të veprimeve hetimore, efektivët e Policisë kanë shkuar edhe në banesën e kompozitorit për ta kontaktuar, por ai nuk është gjetur aty.

Sipas raportimit të Top Channel, Policia ka arritur më pas të kontaktojë Hilën përmes telefonit. Kompozitori është shprehur se është i shokuar dhe i tronditur nga situata, duke pretenduar se ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik.

Hila ka deklaruar se do të paraqitet në Polici për t’u marrë në pyetje sapo të mbërrijë në Tiranë.

Ftesa për intervistim lidhet me materialet me përmbajtje intime që kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, strukturat e Krimit Kibernetik kishin nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat, burimin dhe mënyrën e shpërndarjes së materialeve në internet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Policia gjen armë në shtëpinë e një të dyshuari në Shtime

Next Story

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në Hagë

Latest from Blog

Go toTop